Secila femër dëshiron që të ketë flokë të bukura. Dhe shumë femra besojnë se me përdorimin e shpeshtë të produkteve për mirëmbajtjen e flokëve, ato mund të rikthejnë bukurinë e flokëve. Por kjo është e gabuar, pasi shumica e produkteve përmbajnë kimikate që dëmtojnë jashtëzakonisht shumë flokët, madje kanë edhe shumë efekte anësore.
Kjo recetë natyrale do të rrisë flokët tuaja shumë shpejt, dhe madje do të bëjë që ato të shkëlqejnë. Maska që mund ta bëni në shtëpi forcon rrënjët e flokëve tuaja dhe parandalon rënien e tyre si dhe ndihmon shumë në eliminimin e zbokthit. Masa është e përshtatshem për çdo lloj të flokëve, si të drejta, kaçurrela, si dhe për flokët e dëmtuara dhe të dobëta.
Përbërësit që ju duhen:
- 1 lugë çaji kanellë
- Gjysmë filxhani vaj ulliri
- 1 lugë çaji mjaltë
- Si ta përgatisni këtë maskë?
- Vendoseni vajin e ullirit në nja tigan të vogël dhe ngroheni pak. Më pas largojeni nga nxehtësia dhe vendoseni në një enë. Shtojini kanellën dhe mjaltin.
- Përzieni mirë të gjithë përbërësit e kësaj maske duke përdorur një lugë.
Si ta përdorni këtë maskë?
Vendoseni këtë maskë në kokë duke përdorur një brushë. Ndani flokët me krehër, duke filluar vendosjen e maskës nga prapa përpara. Lëreni maskën të qëndrojë për 15 minuta. Më pas lani flokët me shampo të zakonshme.