Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur sot në Komisionin e Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë, mbi vendimin për shpalljen ‘non grata’ pak javë më parë të ish-kryeminstrit shqiptar Sali Berisha.
Ishte kongresmeni republikan Lee Zeldin, ai i cili i ka kërkuar Blinkenit informacione specifike për vendimin ndaj Berishës, duke thënë madje se ka bërë edhe vetë kërkime mbi këtë, por nuk ka aritur të gjejë asgjë konkrete që e implikon Berishën në ngjarje korruptive.
Zyrtari i lartë i SHBA i është përgjigjur duke thënë se nuk mund t’i japë informacione për këtë çështje, por i tha të paraqitej në Zyrën e Legjislacionit për marrë më mësuar më shumë.
Lee Zeldin: Keni njoftuar për sanksione ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha. Çfarë informacionesh mund të ndani për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?
Antony Blinken: Faleminderit, ne vijojmë të shohim përtej kufijve dhe ata të përfshirë në korrupsion që shkelin të drejtat e njeriut, që sfidojnë parimet e demokracisë. Në këtë çështje procesi u zhvillua normalisht.
Lee Zeldin: A ka ndonjë informacion specifik që mund të ndani me Komisionin këtë radhë?
Antony Blinken: S’kam çfarë të ndaj me ju tani, por do të doja që mund ta ndajmë me ju dhe me këdo që është i interesuar.
Lee Zeldin: Kam bërë disa kërkime për përfshirje korruptive të tij dhe s’mund të gjeja asgjë.
Antony Blinken: E para, ejani në Zyrën e Legjislacionit, përpara se të dalë në medie, në mënyrë që të sigurosh informacion dhe, e dyta, eja në Zyrën e Zëdhënësit për Çështje Publike dhe ne do tentojmë që t’iu sigurojmë informacion në përputhshmëri me obligimet tona.





