Konsumi i shpeshtë i rrushit është një veprim që ndikon drejtpërdrejt në fuqizimin e imunitetit në oraganizmin e njeriut. Shumë prej nesh teksa konsumojnë rrush, përpiqen të largojnë farërat e tij, por në pikëpamjen e mjekëve kjo është një gjë e gabuar.
Konsumi u farës së rrushit ndikon shumë në ruajtjen e shëndetit, pasi farërat janë të pajisura me antioksidues. Ekstrakti i farave është 20 herë më i fuqishëm si antioksidues i vitaminës C dhe 50 herë më i fuqishëm se sa vitamina E.
Hulumtimi ka treguar se farat e rrushit ndikojnë më shumë në qeliza se sa kombinimi i marrjes së vitaminave E dhe C. Por dobia e farërave të rrushit nuk mbaron me kaq.
Ekstrakti i tyre forcpn kapilarët e gjakut, frenon infarktin e zemrës, ndalon zgjerimin e venave dhe padyshim ka dhe një asët shumë të çmuar në parandalimin e yndyrës në muret e arterieve të gjakut. Ndërsa ekspertët e shëndetin apelojnë që konsumi i rrushit duhet patur kujdes tek personat që vuajnë nga diabeti, pasi në përbërjen e tij ka prani të shumtë të sheqerit.