Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Fanit në Mirditë.
Në aksident janë përfshirë një automjet “Audi Q7” dhe “Wolsvagen Passat”.
Si pasojë e përplasjes raportohet edhe për persona të plagosur.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





