Dy ditë më parë, ish-kryeministri Nano, ka festuar 65-vjetorin e lindjes.

Ish-lideri historik i së majtës, i cili është tërhequr prej vitit 2005 nga politika, në ditën e tij të lindjes ka marë urime nga familjarët dhe dashamirës të tij, por ajo që bie në sy është që ish-kolegët e majtë nuk janë kujtuar ta urojnë.

Ka qënë vetëm ish-deputeti Agron Duka i cili ka postuar një foto me Z.Fatos Nano, të shkrepur në ditëlindjen e vitit të shkuar duke i uruar atij edhe 100!

"Edhe njëqint! Duke menduar se e dinë të gjithë unë bëra vetëm urimin. Sot Z. Fatos Nano ka datëlindjen. Kjo foto është bërë më 16 shtator të vitit kaluar”, shkruan Duka.