Një 41-vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur me sëpatë në dorë, një 18-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë Vlorë, në pranga ka rënë Bako Zenelaj, banues në fshatin Velcë. Dyshohet se për motive të dobëta, Zenelaj plagosi rëndë të riun dhe u largua nga vendin i ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Plagos me mjet prerës sëpatë nē dorë një 18 vjeçar për motive të dobëta dhe largohet nga vendi i ngjarjes, por kapet dhe arrestohet nga Policia.

Nga ana e Seksionit të Hetimit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Bako Zenelaj, 41 vjeç, banues në fshatin Velcë, Vlorë.

Arrestimi i tij është kryer për arsye se më datë 16.09.2017, në fshatin Ramicë, Vlorë pas një konflikti për motive të dobëta,(kullota) ky shtetas ka goditur në dorë me sëpatë, shtetasin R.L.,18 vjeç, duke e plagosur rëndë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Reagimi në kohë dhe mirorganizimi i punës policore ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin në kohë të këtij shtetasi.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.