Koalicioni “Drejtësi për të gjithë” organizoi në Durrës forumin “Për një gjyqësor të pavarur dhe profesional, bashkëpuno edhe ti”.

Në qytetin e Durrësit është organizuar nga koalicioni “Drejtësi për të gjithë” forumi “Për një gjyqësor të pavarur dhe profesional, bashkëpuno edhe ti”, që po zbatohet si pjesë e planit të veprimit të koalicionit.

Elda Nocka, drejtuese e Qendrës “ALTRI”, thotë se tema kryesore e këtij forumi është nxitja e qytetarëve për të denoncuar në institucione ankesat që kanë nga institucionet gjyqësore në vend e konkretisht nga gjykatësit, prokurorët e punonjësit e sistemit të drejtësisë. Qytetarëve iu kërkohet që nëpërmjet një formulari me pyetje rreth procesit të Vetingut t’i përgjigjen duke denoncuar korrupsionin në drejtësi.

Në këtë forum u trajtuan nga Ina Xhepa e Qendrës Europiane, “Procesi aktual i reformës në drejtësi” dhe nga ekspertja Iris Petrela “Procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ndërsa nga Elda Nocka u trajtua tema e “Bashkëpunimit të qytetarëve me organet e vetingut dhe se si mund të denoncohet korrupsioni”.

K.H.