Vogëlushja 2-vjeçare Altea Jubi nga Peqini, që u dogj disa muaj më parë në pjesën më të madhe të trupit pasi ra në një tenxhere me qumësht të valuar duket se nuk ka më rrezik për jetën.

Lajmin e mirë e jep vetë kryeministri Edi Rama, i cili pak kohë më parë mori përsipër kurimin e saj në Turqi. Ndërsa sot me anë të një statusi në Facebook, ai thotë se vajza ndodhet jashtë çdo rreziku.

“A ju kujtohet Altea, bebja që u dogj dhe kishte vetëm një fije shprese për jetën? Sot ajo është jo vetëm përfundimisht jashtë çdo rreziku, po gati për t'u kthyer në shtëpi me prindërit e saj”- shkruan Rama.