75 për qind e studentëve që kanë përzgjedhur një nga degët e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë regjistruar deri tani. Bëhet fjalë për 1847 studentë që janë regjistruar në total deri në këtë moment, ndërkohë që bëhet e ditur se gjimnazistët fitues kanë akoma kohë për të kryer regjistrimin pranë auditorëve që ka përcaktuar administrata e universitetit për këtë qëllim.
Arkend Balla, drejtor i regjistrimeve dhe shef i departamentit të IT-së, shprehet se do të ketë edhe një fazë të dytë të regjistrimeve për listat shtesë që do të vijnë më vonë. Gjatë këtij viti nuk do të ketë programe të reja studimi, por stafi i universitetit ka menduar hapjen e një sërë laboratoresh të reja që do të jenë në funksion të studentëve të teknologjisë së informacionit apo navigimit detar.
Deri më 30 shtator universiteti pritet të bëjë publike listën përfundimtare të studentëve fitues. Në fillim të muajit tetor nis raundi i dytë i regjistrimeve i ndarë në 7 faza 24-orëshe.
Ndjekim prononcimin.
K.H.