31-vjeçari shqiptar Raz Halili, fitoi titullin “shpëtimtari”, për kontributin e tij në shpëtimin e njerëzve pas stuhisë Harvey, që e goditi qytetin Houston.
Mediat e huaja shkruajnë për shqiptarin 31-vjeçar, se si ai pas përmbytjeve nga ngritja e nivelit të ujit në Houston, me mjetin e tij ujor shpëtoi shumë persona duke i evakuuar nga zonat e përmbytura, shkruan “Indeksonline”.
Raz Halili, është banor i Teksasit, dhe doli vullnetar që të shpëtojë jetë njerëzish në zonat e përmbytura nga uji që shkaktoi uragani Harvey.
Një banore e Teksasit, shkroi emrin Ariel Marine në Facebook, dhe fillimisht ndau fotot virale të Halilit me qëllim që ta gjente atë.
“Jam i dashuruar në ty MAN!!!” shkroi me hashtang vajza, e cila ishte shpëtuar nga shqiptari.
Halili i lindur në Teksas tha për “Daily Mail” se ai dhe kushëriri i tij, Gezimi nisën të ndihmonin në shpëtimin e njerëzve nga uji.
“Më e keqja e shkatërrimit që pamë ishte në zonën Port Arthur, shtëpitë e pleqve u përmbytën, pacientët prisnin të lëvizeshin dhe të dërgoheshin në zona të sigurta. Shumë shtëpi, apartamente, ishin tërësisht të përmbytura. Gjatë gjithë kësaj çmendurie, gjithashtu kishte shumë të tjerë që ndihmonin së bashku me zyrtarët lokalë të shtetit. Ishte e bukur të shihja njerëz që i ndihmonin të tjerët nga mirësia e zemrës, pa marrë parasysh racën, fenë apo partinë politike”, tha Halili.
“Unë besoj se ky është shpirti i vërtetë i Amerikës. Në të gjithë këtë katastrofë, ishte shumë kënaqësi të që isha në gjendje të ndihmojë pasi uragani Harvey, shkatërroi gjithçka”.
Gezimi erdhi së pari në Shtetet e Bashkuara në vitet 1990 si një refugjat në fillim të Luftës në Kosovë, shkruan Daily Mail./Indeksonline/