Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Cela dhe Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kanë zhvilluar një takim me koordinatorët e viktimave pranë prokurorive në Pogradec, ditën e sotme.
Pasi përfundimit të këtij takimi të përbashkët me koordinatorët, prokurori Cela dhe ambasadorja Kim kanë dalë në një deklaratë për mediat, ku diplomatja amerikane ka kërkuar që viktimat të mbrohen ashtu siç duhet dhe të dënohen shkelësit, duke kërkuar që të vazhdojë puna më tej.
“Sikurse e tha Olsian Çela jemi këtu për tu takuar me 3 nga koordinatorët e viktimave, Korçë, Elbasan dhe Pogradec. Koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi. Donim të shihnim si po shkonin dhe çfarë mund të bëjmë për të ofruar më shumë mbështetje. Prokurori dhe unë folëm për të vazhduarit me ndjekjen e krimeve zgjedhore. Në rastet kur ka krime viktimat duhet të marrin atë që u përket dhe shkelësit duhet të dënohen. Folëm edhe për rëndësinë që ka ruajtja e këtij roli të prokurorëve“, tha Yuri Kim.
Ndërsa u pyet mbi “javën e nxehtë që e pret politikën shqiptare”, ku pritet shkarkimi presidentit Ilir Meta, ambasadorja Kim tha:
“Sot doja të fokusohesha vetëm te drejtësia dhe koordinatorët e viktimave.”





