Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është në një takim pune me homologun e tij Hungarez Viktor Orbán.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se kjo vizitë është për bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të vendit.

Sipas Kryeministrit Rama, Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur e Shqipërisë në integrimin europian.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

Budapest – Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur.