Ashtu siç ishte paralajmëruar më 31 maj, këtë të hënë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimit Komunal Durrës kanë nisur aksionin për pastrimin e varrezave të vjetra të qytetit bregdetar.
Mësohet se aksioni do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit qershor. Prania e kangjellave e strukturave metalike pengonte punonjësit që të bënin prerjen e barit, dhe me heqjen e tyre po bëhet pastrim i të gjithë territorit të varrezave të vjetra.
100-120 familjarë në Durrës i janë përgjigjur thirrjes së një jave më parë të NSHK-së dhe gjatë këtyre ditëve kanë hequr kangjellat në varret e familjarëve të tyre, ndërsa pjesa e mbetur po kryhet nga punonjësit e Shërbimit Komunal.
Sipas njoftimit të mëhershëm të Ndërmarrjes së Shërbimit Komunal, të gjitha rrethimet metalike në varre duheshin hequr pasi ishin në kundërshtim me ligjin në fuqi.





