Sipas Meteoalb, vendi këtë të hënë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por nuk perjashtohet mundesia per reshje lokale.
Temperatura do të ketë një rënie të lehtë ku do të variojë: në zonat malore, nga 12°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 18ºC në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 29°C.
Era do të jetë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.





