Këtë sezon moderatori Alban Musa nuk ishte më pjesë e kastit të Top Channel, në emisionin e mëngjesit “Në shtëpinë tonë”.
Megjithatë së shpejti moderatorin e njohur do ta shohim sërish në ekran dhe pikërisht në emisionin e tij të dashur “Made in Albania” në Report Tv.
Ka qenë vetë Albani, i cili e ka bërë të ditur këtë lajm përmes profilit të tij në Facebook.