Një politikan në Maqedoni është vrarë ditën e sotme në lagjen Cërniçe të Shkupit.
Mediat vendase shkruajnë se viktima është vrarë nga djali i tij me iniciale I.T. Viktima, tashmë politikan jo aktiv, është qëlluar disa herë me thikë.
Ai u dërgua në spitalin e Shkupit, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
Policia maqedonase thotë se djali i politikanit që bëri vrasjen, vuan nga sëmundje mendore dhe ka qenë disa herë i shtruar në spital.