Gjigandja e skenës shqiptare, Aurela Gaçe në një postim në profilin e saj në instagram ka hedhur një foto pa make-up duke iu përgjigjur kështu, atyre që e akuzojnë se e tepron me “llangosjen”.

"Miremengjes "me uje e sapun" . Per te gjithe ata qe shqetesohen, se përse "llangosem " aq shume. Ore po si s'u lodhen me kete pyetje xhanëm… NE ÇDO KOHE DO TE JEM KJO QE JAM# KUSH NUK.ME KA KUPTUAR DERI TANI, KURRE MOS ME KUPTOFTE. Filtrat i ka vete telefoni, s'e ndryshoj dot kete fakt ( rrofshin kush i shpiku se na fshehin pak lodhjen). aeroportkthimngaNy"-shkruan këngëtarja.

Krahas angazhimeve të shumta në muzikë, Aurela në çdo dalje për mediat apo rrjete sociale, ka treguar që kujdeset vetë për make-up, stilimin e veshjeve dhe flokëve.