Në një intervistë për revistën ‘Vanity Fair’, modelja artiste Meghan Markle, 36 vjeç, rrëfen se është e çmendur pas princit Harry duke treguar kështu për herë të parë rreth mardhënies së tyre.
"Mediat në lidhje me mua deri tani kanë qenë agresive dhe të pakëndshme", thotë Markle me origjinë afro-amerikane, e cila është bërë shumë e famshme edhe falë lidhjes me Harry, shkruan tgcom.
"Nganjëherë ndjehem shumë keq, nganjëherë më mirë, por kam mbështetjen e të gjithë atyre që kam pranë dhe të të fejuarit tim. Ne jemi dy njerëz të lumtur që e duam njëri-tjetrin. Jemi bashkë gjashtë muaj përpara se marrëdhënia jonë të bëhej publike. Ndërkohë unë vazhdoj të punoj dhe e vetmja gjë që ka ndryshuar është perceptimi i njerëzve. Unë jam gjithmonë vetvetja dhe s’mund të më përcaktojnë vetëm nga një lidhje"- thotë Meghan.