Mbushet sot plot 1 vit nga Shënjtërimi i Nënë Terezës së Kalkutës e 20 vjet nga vdekja e bamirësisë shqiptare.
Papa Françesku në këtë datë përkujtimore në profilin e tij zyrtar në Twitter në 9 gjuhë të ndryshme, Shën Terezën shqiptare do ta kujtojë me fjalët:
“Si Nënë Tereza le të hapim horizonte gëzimi e shprese për njerëzimin, që ka aq nevojë për sa më shumë mirëkuptim e dashuri.”
Një vit më parë në meshën e kanonizimit mbajtur në sheshin e Shën Pietros në Vatikan me mbi 130 mijë besimtarëve nga e gjithë bota, Papa Françesku do të shpallte Shënjtërimin e Humanistes shqiptare duke u shprehur:
“Sot i dorëzoj botës këtë figurë emblematike të gruas e shënjtërimit. Le të jetë ajo modeli juaj i Shenjtërisë. Kjo punëtore e palodhur e mëshirës na ndihmon të kuptojmë gjithnjë e më shumë se kriteri i vetëm i veprimit tonë duhet të jetë dashuria e lirë nga çdo ideologji, nga cdo kufi, e ndaj të gjithëve, pa dallim gjuhe, kulture, race e feje.”