Ish-Zonja e Parë Michelle Obama duket se po e shijon lirinë pas mbarimit të mandatit të dytë të bashkëshortit të saj nga president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-çifti presidencial Obama, ka zgjedhur të pushojë në plazhet e Spanjës ku Michelle bie në sy për faktin që shfaqet me një fund të gjatë, me një të çarë anash dhe një kanatjere të shkurtër, veshje të cilën nuk ishim mësuar ta shihnim më parë nga ajo.

Në pah i dilnin këmbët e saj të gjata dhe të tonifikuara. Michelle gjithmonë ka spikatur për format dhe në këtë foto e dëshmon më së miri, që ajo ka një trup për t’u pasur zili.

Tashmë që vëmendja e mediave është larguar disi nga ata, Michelle ia lejon vetes të vishet si të dojë.