Princi William dhe Kate Middleton do të bëhen me fëmijen e tretë. Lajmi është konfirmuar nga Pallati Mbretëror me anë të një njoftimi në Twitter.

“Duka dhe dukesha i Cambridge-it janë shumë të lumtur t’ju njoftojnë që së shpejti do të vijë në jetë fëmija i tretë”- shkruhej në njoftim.

Aktualisht çifti ka dy fëmijë, princi George 4 vjeç dhe princesha Charlotte 2 vjeçe.

Edhe në këtë shtatzëni thuhet se Kate ka të njëjtat probleme si me dy fëmijët e parë, pasi vuan nga “hyperemesis gravidarum”, gjendje e përkeqësuar në orët e para të mëngjesit raporton Daily Mail.