​‘Portokalli’ është një nga spektaklet e humorit që ka shoqëruar për vite me rradhë publikun shqiptar. Por kohët e fundit shumë emra të njohur të këtij spektakli kanë zgjedhur të largohet. Erion Isai ka pohuar se pas një eksperiencë 15 vjeçare vendos të tërhiqet, duke falenderuar median që e mbështeti në këtë rrugëtim.

Erioni tregon se është koha për sfida të reja prandaj zgjedh të lerë këtë spektakël.

‘Per cdo lajm, mik apo te kuriozuar, qe me ka pyetur apo ka dashur te dije. Sot e kam nje pergjigje…. Po!

Kam vendosur te mbyll angazhimin tim ne Portokalli. Pas viteve qe me jane dukur si dite, nga nje 15- vjecar, sot ne nje baba i nje vajze, largohem nga Portokallia. Nuk e di sa i kam dhene por di se shume me ka dhene. Faleminderit te gjithe aktoreve, miqve te mi, skenaristeve, qe kane qene gjithmone “nje dore e forte” e nje “mendie” me shume ne kete rruge te perbashket. E pa dyshim faleminderit Top Channel, ekranit qe me dha mundesine e jetes!

Faleminderit ju qe me keni ndjekur, ne televizion e ne rrjete sociale. Ju qe keni pelqyer punen, per kenaqsine e suksesit qe me keni dhene. Ju qe s’me keni pelqyer, per “uljen me kembe ne toke” qe me keni bere.

Rruget dhe sfidat e reja, me pelqejne, ndaj mbeshtetja juaj, perkrahja juaj ma ben me te bukur e me te lehte, cdo rruge te re. Faleminderit!’ ka konfirmuar aktori largimin e tij nga spektakli i humorit.