Milorad Luković ‘Legija’ nga burgu ku po vuan dënimin për vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiç ka kërcënuar Ismail Morinën se nëse do të ekstradohet në Beograd për t’u gjykuar për dronin që ngriti para tre vitesh, “Huliganin shqiptar e pret kryqëzimi i përgjakshëm”.
‘Legija’ po përgatit mirëpritjen e Morinës!” shkruan gazeta serbe ‘Alo’. Anëtari i klanit famëkeq të Zemunit, Milorad Luković sipsa gazetës serbe “Alo” është shprehur se po përgatit bordin e mirëpritjes në një “dush të ajrosur” për ‘Ballistin’ nëse do të ekstradohet në burgjet serbe.
Aktualisht Ismail Morina ndodhet në burg në Kroaci në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë për ekstradimin, pasi gjykata e Shkallës së Parë vendosi pro.
Por Ballisti beson se Gjykata e Lartë do ta rrëzojë, ndërsa shpresa e fundit është ministri i Drejtësisë së Kroacisë.
Shteti shqiptar, FSHF dhe familja Morina kërkojnë që të bllokohet ekstradimi, pasi në Serbi Ballistit do i rrezikohej jeta.
Ndërsa deklarata e fundit e huliganit është një tjetër fakt, se Ismail Morinës në Serbi do i rrezikohej seriozisht jeta.
Ismail Morina u ndalua para rreth dy muajsh në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, teksa po tentonte që të kalonte për në Itali. Pas verifikimeve rezultoi se ishte në kërkim nga Serbia duke sjellë edhe arrestimin e tij dhe nisjen e proceseve gjyqësore, ndërsa Morina ka nisur edhe një tjetër proces për bllokimin e ekstradimit, që është azili politik.