“Gambero Rosso” është një nga revistat më prestigjoze të gastronomisë italiane që prej 20 vitesh ofron guida të restoranteve më të mira në Itali, verërave më të mira, vajërave më të mira të ullirit si dhe dhe të pjatës më të arritur, realizuar nga Shefat e kuzhinës.

Këtë javë revista “Gambero Rosso” i ka dedikuar një artikull Pazarit të Ri të Tiranës, “Tregut të ri të Tiranës, ku blihet dhe hahet në të gjitha orët”.

Vizitat jashtë Italisë të stafit të gazetarëve të “Gambero Rosso” orientohen në kërkim të merkatove më të meritueshme të gastronomisë në Europë e në botë e kësaj herë udhëtimi i tyre ka ndalur në Pazarin e Ri të Tiranës.

“Në sheshin Avni Rustemi, në qëndër të kryeqytetit shqiptar, Pazari i ri ekziston prej vitit 1931, shkruan revista italiane, e një investim prej 6.5 milinoë euro i ka ndryshuar pamjen duke e transformuar në një vend turistik ekselent, që nuk i trembet modernizimit e i barabartë me bukuritë e tregjeve të tjera ballkanike.“Mes tezgave të tregut, bareve e restoranteve përreth sheshit, mund të zbulosh specialitetet të kuzhinës shqiptare.Një prej tyre është “Merkato e Peshkut”. Peshku zgjidhet në tezgë, gatuhet në cast e shijohet ulur në ambientet e brendshme të restorantit ose në tavolinat shumëngjyrëshe jashtë, vetëm pak metra largtezgaveTë shumta janë dhe rosticeritë, furrat e bukës, baret e lokalet të hapura deri natën vonë e që shesin gatime lokale e produkte “street food”, sic janë p.sh. qoftet.Janë rreth 300 shitës që kanë gjetur hapësirë në strukturën e re të Pazarit të ri, 135 tregtarë frutash e perimesh, si dhe 25 tezga të specializuara për shitjen e mishit dhe të peshkut. Syri vëzhgues i gazetarëve të “Gambero Rosso” është ndaluar dhe në hapësirën e rezervuar për artizanët vendas, një model për ta i ngashëm me merkatën “Boqueria” të Barcelonës. Fasadat shumëngjyrëshe të pallateve që rrethojnë tregun, alternuar me motivet dekorative tradicionale e tavolinat e mbushur me njerëz në çdo orë të ditës, janë një referencë e rëndësishme për suksesin e këtij tregu”, e mbyll artikullin e saj revista “Gambero Rosso”