Ish-shefi i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, prej 10 ditësh është zhdukur.

Elezoviç mund të ketë kaluar nga Shqipëria me dokumente false për t’u arratisur më tej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky është version i fundit i ngjarjes i publikuar nga mediet malazeze.

Hetuesit dyshojnë se ish-shefi i Departamentit të Sigurisë së Ulqinit, Rudollf Elezovic, është larguar pasi kishte frikë se do të arrestohej pas seancës që ishte planifikuar që të mbahej për të.

Oficeri malazez mund të ketë kaluar nga Mali i Zi për në Shqipëri në mënyrë klandestine, teksa thuhet se në Shqipëri ai është pajisur me dokumenta false dhe më pas është arratisur në një shtet tjetër, paraprakisht dyshohet se është larguar për në SHBA.

Sipas informacionit jozyrtar nga policia, oficeri i zhdukur ishte një nga të dyshuarit për lidhje me operacionin “Kurthi” si një person i cili u dha organizatave kriminale informacion në lidhje me lëvizjen e policisë, ndërsa kur ai e kuptoi që ishte dekonspiruar u arratis.