Hetimet për krimin e rëndë në Greqi ku grabitësit vranë një nënë të re, duket se janë drejt identifikimit të autorëve.
Ndërkohë, numri i të dyshuarve që po hetohen nga policia po shkon drejt zvogëlimit.
Autoritetet tashmë kanë identifikuar 10 të dyshuar që mund të kenë qenë në mes të autorëve dhe po përqendrohen tek ata.
Në fakt, nga këta 10 ka një person specifik, karakteristikat e të cilit duket se janë të ngjashme me një përqindje të madhe, me ato të përshkruara nga piloti 32-vjeçar.
Ndërkohë, vijojnë hetimet, ndërsa nuk përjashtohet dhe mundësia që bashkëshorti mund të ketë pasur dorë në vrasjen e Caroline, e cila la pas një vajzë 11 muajshe.





