Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në “Facebook” disa momente nga çelja e aerodromit të Gjirokastrës, ku të shumtë kanë qenë vizitorët për ta provuar ndjesinë e fluturimit nga afër.
Kreu i qeverisë ka publikuar një video ku shihet edhe spektakli në qiell mbi Gjirokastër, ndërsa i uron ndjekësve një ditë të mbarë.
POSTIMI I RAMËS:
MIRËMËNGJES
dhe me eksperiencën e çeljes së aerodromit të Gjirokastrës, një hapësirë më shumë për turizmin e zonës, ju uroj një të dielë të mbarë





