Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas takimit që ka zhvilluar sot në Durrës në vazhdim të garës për kryetar të PD-së, ka reaguar në një postim në “Facebook” ku shkruan se demokratët e qarkut Durrës nuk e pranojnë masakrën zgjedhore dhe rënien e demokracisë.

Basha shkruan se demokratët, të gjithë, janë të bashkuar dhe gati për ta çuar deri në fund misionin që kanë marrë mbi supet e tyre.

Sipas tij, demokratët do ta mbrojnë demokracinë dhe do sjellin një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

POSTIMI I LULZIM BASHËS:

Demokratët e qarkut të Durrësit nuk e pranojnë masakrën zgjedhore, nuk e pranojnë rënien e demokracisë. Ne jemi të bashkuar dhe gati për ta çuar deri në fund misionin që kemi marrë mbi supet tona. Ne do mbrojmë demokracinë dhe do sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët