Policia greke ka goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës në Mikonos.

Sipas mediave greke, është goditur grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari Gjergji Kapaj, 43-vjeç.

Në këtë operacion janë arrestuar pesë persona, ndërsa bëhet me dije se për të kontrolluar të gjitha lëvizjet e anëtarëve të janë përdorur edhe dronët.

Dyshohet, se në fund të muajit prill, ky grup ka sjellë nga Holanda 3 kg kokainë, ndërsa vlera totale e saj nëse do të hidhej në treg do të ishte 84 mijë euro.

Policia greke ke bërë tetë kontrolle banesash, 4 në Mikonos dhe 4 në Athinë, si dhe ka arrestuar 3 persona. Në kontrollin e kryer në banesat në fjalë, është sekuestruar, mbi 300 gramë kokainë, 50 ramë marijuanë, armë e dokumente të falsifikuara.

Kapaj nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë greke, pasi rezulton të jetë me precedent të rëndë kriminal.

Në vitin 2015 ai ishte lënë i lirë pasi i ishte pezulluar dënimi me 25 vite, që iu ul nga 47.6 vite në total.