Të premten më 25 gusht 2017 ka filluar edhe në qytetin e Durrësit shpërndarja dhe shitja e teksteve shkollore. Kjo shpërndarje po realizohet pranë njësive tregtare por edhe në ambientet e shkollave kur drejtori i shkollës dhe botuesi kanë rënë dakord për shfrytëzimin e ambienteve të shkollës për shitjen dhe shpërndarjen e teksteve shkollore.
Këtë vit është ndërtuar një skeme e re e shpërndarjes së teksteve shkollore, për të lehtësuar edhe më shumë marrjen e teksteve nga prindërit dhe fëmijët e tyre. Në shkollen e ciklit të ulët 9-vjeçar “Bedrie Bebeziqi” është organizuar shpërndarja e librave për nxënësit e kësaj shkolle si dhe për shkollat “Jusuf Puka” dhe “Jan Kukuzeli”.
Shpërndarja po bëhet pa mungesa tekstesh dhe është shoqëruar me fatura të rregullta pasi shumë familje në nevojë si dhe familje rome do të marrin kompesim.
Po ashtu edhe familjet që kanë 2 fëmijë në shkollë do të kenë kompesime nga shteti. Prindërit ndjehen të kenaqur me këtë shpërndarje. Së bashku me prindërit kanë shkuar edhe fëmijët.
Nga Ministria e Arsimit është dhënë garanci se këtë vit nuk ka mungesë të teksteve shkollore në librari dhe është parë mundësia e lehtësimit të këtij procesi, ku prindërit t’i marrin të paketuara librat për çdo vit shkollor.