Në 2011 ai i tha lamtumirë sportit, një zgjedhje që lidhej me një sëmundje që ngadalësonte metabolizmin, dhe pas largimit nga futbolli, Ronaldo është shfaqur gjithmonë me disa kilogramë të tepër.
Gjatë pushimeve në Ibiza me të fejuarën Celina Locks, Roniie, shfaqet shumë i shëndoshë dhe duket se nuk shqetësohet aspak për problemet me të: ‘Spy’ e ka fotografuar teksa ha patate të skuqura dhe ndez një cigare…
Për të gjithë, sulmuesi brazilian ishte një Fenomen, por pas disa vitesh forma e tij perfekte është një kujtim i largët.
40- vjeçari po kalon disa ditë pushime në Baleari me fëmijët dhe të dashurën e tij, me profesion modele, prej të cilës shkëputet vetëm kur konsumon ndonjë ushqim ose ndez ndonjë cigare, një ves, që për të mirën e tij duhet ta largojë.