Në llogarinë zyrtare të moderatores Albana Osmani janë publikuar disa foto të çuditshme.
Por në fakt mësohet se asaj i kanë vjedhur profilin e Instagramit.
Në profilin e saj u postua një gotë me hashash, detaj i cili menjëherë i shtyu të besojnë që dikush kishte “hackuar” llogarinë e saj.
Pak minuta më pas autori publikoi një pjesë të fytyrës së tij, veprim i cili u pasua nga dhjetëra komente që i kërkonin t’i kthente adresën Albanës. Në përshkrimin e vendosur në profil shkruhet: “Faulty x Joshy”, si dhe është ndryshuar fotoja e profilit.
Albana Osmani është e njohur për publikun jo vetëm si pjesë e ekranit por dhe si themeluese e nismës “Ti je një luledielli”. Shpresojmë që ajo të rrimarë përsëri profilin e saj zyrtar në “Instagram’.