Këngëtarja e njohur shqiptare Blerina Braka, ka pritur 35-vjetorin e lindjes mbrëmjen e së mërkurës në një festë mes miqsh në qytetin e Durrësit. Mes shumë personazheve të njohur, të pranishëm ishin edhe disa prej miqve të ngushtë të artistes me të cilët ajo bashkëpunon prej vitesh: Aurel Thëllimi, Ervin Bushati, Erik Lloshi, Barbana Dini, gazetari Ervin Kurti etj, shkruan Class.
Edhe pse ishte protaginistja e mbrëmjes, gjatë gjithë mbrëmjes, këngëtarja nuk e hoqi mikrofilin nga dora. Në fotot e postuara nga Who, Blerina duket shumë sensuale me një fustan të gjatë të kuq, të cilin nuk e kishte zgjedhur pa qëllim. Me sa duket, ka gjetur momentin më të mirë për ta ndarë me të gjithë lidhjen e dashurisë.
Momenti më kulmor i mbrëmjes ishte, pa asnjë dyshim, ora 00.00, kur i dashuri i ka uruar 35-vjetorin duke i dhuruar një puthje në buzë. Edhe pse nuk e kemi ditur dhe as nuk e kemi parë më herët në publik, nuk është më nevoja. Tani çdo gjë u kuptua… Blerina është çift dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i dërgojmë shumë urime!
Në një video në Instagramin e saj, këngëtarja i falënderon të gjithë miqtë virtualë për mesazhet e tyre të urimit.