Të hënën pritet të mbyllet procedura për blerjen e energjisë nga importi për muajin shtator.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Koorporata Eletroenergjetike Shqiptare kanë hapur tenderat.
Ftesa nga OSHEE është për të blerë 274 mijë e 200 megavat orë, kurse KESH kërkon 134 mijë megavat orë.
Burime nga Operatori i Shpërndarjes thonë se dy kompanitë janë duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën, pasi në rast se Koorporata Elektroenergjetike nuk arrin dot ta mbyllë procedurën, atëherë do të duhet që sasinë e energjisë ta sigurojë vet OSHEE-ja.
Në total, importet e shtatorit mund të shkojnë mbi 20 milionë euro.
KESH-it iu hap “drita jeshile” për të përdorur një fond të Bankës Botërore prej gati 23 milionë eurosh për të blerë energji nga importi, vetëm pak ditë më parë.
Përdorimi i këtij financimi lidhej me krijimin e situatave të rënda klimatike, në rast të rënies së prurjeve në Kaskadën e Drinit.
Për korrikun dhe gushtin, Shqipëria ka importuar mbi 50 milionë euro energji elektrike, për të përballuar rënien e prodhimit vendas si pasojë e thatësirës. Fatura është përballluar nga OSHEE, ndërkohë që për muajt në vazhdim pjesëmarrës do të jetë edhe KESH. /TCH
Shqipëria blen 20 mln euro energji për shtatorin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Situata në vend/ 13 vatra zjarri, 10 vijojnë të mbeten ende aktive, zona më e rrezikuar Lura dhe Dajti
Cristiano Ronaldo dhe sekretet e martesës së tij me Georginën në vilën 35 milionëshe, marrëveshja paramartesore ende enigmë…
Mesazhi që protestuesit dhe diaspora lanë para Kryeministrisë
Kundër reformës territoriale, banorët e Divjakës për të 15-tën ditë radhazi në protestë: Divjaka Bashki





