Kohëve të fundit të shumtë kanë qënë kandidatët të cilët i kanë dhënë vetes vendin e heroit tonë kombëtar Skëndërbeut. Por pa dyshim mund të themi se ky është ai i cili na ka lënë gojëhapur. Ai quhet Jarl Ale de Basseville është francez dhe është bërë i famshëm si fotograf i fotove nudo të Melania Trump si dhe shumë figurave të njohura.

Por ngjarja më interesante është marrëdhënia treshe që ai tashmë ka me ish Missin Egla Harxhi dhe partneren e tij.

Ata bëjnë një jetesë mëse normale të tre së bashku në një fshat të Fierit. Në lidhje me planet e tij për Shqipërinë ai deklaron: “Është jetike të mbrohemi kundër pushtimit të perandorisë së re Osmane. Erdogan-it me krijimin e referundumit së fundmi, i janë dhënë të gjitha kompetencat e një diktatori. Qëllimi është i qartë: krijimi i një shteti radikal islamik”.

Në deklaratën e tij ai e krahason veten me Skëndërbeun në mbrojtjen e të drejtave të atdheut. “Skendërbeu hero kombëtar i Shqipërisë ishte një nga luftëtarët e fundit për të mbojtur Perandorinë tonë kundra Otomanëve. Shqipëria kishte nevojë për një lider 'ti drejtonte këta burra që nuk kishin frikë nga asgjë dhe nuk lejojnë njeri t'u tregojë apo t'u imponohet në trojet e tyre. Ju drejtohem ju O populli im, unë jam i gatshëm të kryej detyren time për të mbrojtur tokat tona, tokat e një Europe e cila është mbrojtur me gjak kundër armikut të përbetuar.”- është shprehur ai