Fjala e Belen Rodriguez kundër asaj të ekuipazhit; një cigare e ndezur në bord dhe një ulje emergjente.
Showgirl-i argjentinase është denoncuar nga piloti i një avion i privat, ku ajo udhëtonte së bashku me partnerin e saj, Andrea Iannone nga Ibiza në drejtim të Greqisë.
Sipas asaj që raportojnë të përditshmet kalabreze, Belen ka ndezur një cigare teksa gjendeshin në fluturim, çka ka vënë në alarm pilotin e avionit i cili ka bërë menjëherë ulje emergjence.
“Ishte vetëm një cigare elektronike”, – është shfajësuar bukuroshja, e përgënjeshtruar nga komandanti dhe asistentët e tij, që këmbëngulin se bëhej fjalë për një cigare të vërtetë.