Mund të jetë ndoshta, sezoni me më shumë ndryshime në televizionet shqiptare.
Emra që kanë punuar prej vitesh në një televizion, po zgjedhin të zhvendosen diku tjetër.
Për këtë edhe gazetari Eni Shehu vendosi të largohet nga televizioni ku punoi për 5 vite, “ABC News”.
Jemi mësuar që pasditeve të verës ta shikojmë tek “Edicioni veror” se çfarë bëhet nëpër jug.
Ai modelonte duke promovuar plazhet dhe turizmin shqiptar; duke parë kush pushon, ku po pushon, por siç tregon i pyetur nga Anabel, është koha për të kaluar në një etapë të re.
Eni Shehu ka qënë më parë pjesë e ekranit të njohur shqiptar Top Channel.