Këngëtari i njohur, Vedat Ademi, feston sot ditën e tij të lindjes. Prej urimeve dhe dhuratave që ka marrë, surpriza më e bukur që do t’i vijë në këtë 35-vjetor është padyshim ajo nga bashkëshortja e tij, Dorela.
Çifti tani do të mirëpresë fëmijë e dytë, duke i dhënë djalit të tyre një vëlla.
Lajmin e ka bërë publik Vedati pas një fotoje të postuar në Instagram dhe një mesazhi falënderues.
"Faleminderit per urimet, jam falenderues qe e festoj ditelindjen ne pritjen e djalit te dyte. Flm familjes time, ne vecanti prinderve te mi qe me rriten me shume Dashuri. Flm shume Dorela Ademi per surprizen shumeeee te vecante. Mbi te gjitha Faleminderit Zotit qe na jep jete qe te gezojme dhe festojme…Perqafime pafund per te gjithe", ka shkruar ai.