Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç është në një marrëdhënie me një doktoreshë simpatike nga Beogradi, shkruan media serbe ‘kurir’.
“E dashura e Ana-së është një mjeke tërheqëse në një nga institucionet mjekësore të Beogradit. Të dyja këto janë të përkushtuara ndaj njëra-tjetrës, që ndoshta është kushti i parë për një marrëdhënie të qëndrueshme që të dyja kanë ndërtuar gjatë viteve. Kohët e fundit, ato rrallë kanë dalë publikisht së bashku, kryesisht për shkak të detyrës që mori Ana” – shkruan portali serb.
Kryeministra serbe kohët e fundit kishte qëndruar me partneren e saj për pushime në Kroaci, në ishullin Krk, ku Brnabiç ka një shtëpi familjare. Ndër ata që patën mundësi të takoheshin me të dashurën bukuroshe të kryeministres së re, ishin ministrat serb, transmeton zeri.info.
Sipas Kurir, zëvendëskryeministri i parë Ivica Daçiç ishte veçanërisht i magjepsur nga e dashura e kryeministres të cilën ajo e prezantoi në një darkë të veçantë.
Daçiç gjithashtu tregoi se ai nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj grave tërheqëse. Ndërsa e dinte se ajo ishte e dashura e kryeministres Brnabiç, Daciç doli qesharak para saj duke thënë se: “Shumë keq që një peshk i tillë i mirë nuk i do burrat”.