Një i ri nga Kosova ka çuditur gjyqtarin në Gjermani pasi iu gjet drogë në sallën e gjyqit.
22-vjeçari ishte paraqitur në gjykatën e Hanoverit ku po gjykohej për posedim droge, pasi ishte kapur nga policia me 14 qese të vogla.
Por gjatë procesit të gjykimit, gjyqtari kishte nuhatur një erë të theksuar droge dhe kishte urdhëruar të bëhej kontroll në sallë.
I riu i shtangu të gjithë kur gjatë kontrollit iu gjet një qese e tillë me drogë në atletet e tij.
Gjyqtari i ka shqiptuar atij një dënim me gjobë prej 1800 eurosh për veprën e pare, ndërsa një procedurë e re ndaj tij tashmë vjen në radhë për posedim të drogës.