Qendra e Formimit Profesional të Durrësit me 2 filialet e saj në Kavajë dhe Krujë, është kthyer në një qendër të madhe kualifikimi që plotëson nevojat e tregut të punës në vend, por edhe ato të tregut europian, në profesione të ndryshme
Drejtori Mihal Kallojeri thote se pas rikonstruksionit që ka bërë kjo qendër moderne, trajnimi e ka rritur nivelin e punës për kualifikimin e punëkërkuesve të papunë. Vetëm nga muaji janar deri në qershor, pranë kësaj qendre janë regjistruar 1600 persona. Dhe kanë përfituar deri më tani diploma rreth 1200 persona. Nga këta pjesa më e madhe edhe janë punësuar në zona turistike të qytetit. Madje ka pasur raste thekson Kallojeri, që po kërkohen që të punësohen kuzhinierë ende pa përfunduar këto kurse.
Kallojeri nënvizon nevojën që tashmë kjo qendër të shtohet me instruktorë, pasi kërkesat në tregun e punës janë rritur ndjeshëm për punonjës që trajtohen pranë kësaj qendre.
Qendra e Formimit Profesional të Durrësit është kthyer në një destinacion për shumë persona që kanë nevoja kualifikimi për t’ju përgjigjigjur sfidave të ekonomisë së tregut në qytetin bregdetar, por edhe më gjerë. Sipas drejtorit të kësaj qendre Mihal Kallojerit, këtë vit kanë mbaruar kurset profesionale rreth 200 punëkërkues të papunë. Një pjesë e mirë prej të cilëve kanë filluar punë në vendet e ndryshme të Bashkimit Europian.
K.H.