Ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka shkruar në “Twitter” për vizitën e tij në Kosovë ditën e sotme.

Dendias ka thënë që rajoni nuk duhet t’i lejojë ndikimet e jashtme që ta prishin stabilitetin, teksa tha se do ta përkrahin plotësisht vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë.

Muajin e kaluar Vuçiç dha alarmin se Greqia mund të njihte pavarësinë e Kosovës  dhe iu lut që mos e bënte këtë.

Ishte vetë Ministria e jashtme e Greqisë që e drejton Nikos Dendias që rrëzoi mundësinë e njohjes së Kosovës pasi ky qëndrim ishte i pandryshueshëm.

Ministri shkruan se Greqia në mënyrë konsistente, për dy dekada, ka avokuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe se qeveria e kryeministrit Mitsotakis mbetet e ankoruar fort për këtë përkushtim.

Më lejoni t’ju falënderoj për mikpritjen e mirë sot në Prishtinë. Jam kthyer këtu pas ca muajsh, dhe vizita ime sot nënvizon përkushtimin tonë që t’i rrisim edhe më tutje lidhjet me ju.

Ne besojmë që i tërë Ballkani Perëndimor duhet të jetë i lidhur me gazsjellësin Trans-Adriatrik, përmes ndërlidhësve të gazit. Ne po ashtu mund të sigurojmë përkrahje dhe udhëzime në reduktimin e varshmërisë në linjit dhe ta zgjerojmë përdorimin e burimeve të energjisë së ripërtërishme. Greqia në mënyrë konsistente tash, për dy dekada, ka avokuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Qeveria e kryeministrit Mitsotakis mbetet e ankoruar fort për këtë përkushtim”.

Ne nuk duhet t’i lejojmë fuqitë e tjera që ta minojnë stabilitetin e brishtë të rajonit tonë, duke tentuar që të krijojnë sfera ndikimesh apo të provojnë që ta ngulitin veten duke iu referuar afiniteteve kulturore, historike apo fetare. Ne e vlerësojmë punën e ndërmarrë nga EULEX Kosova, në të cilën aktualisht po shërbejnë disa zyrtarë grekë. Do t’i shoh ata në fund të pranisë sime këtu.

Ne e përkrahim plotësisht vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Shfrytëzoj këtë rast të pranisë sime këtu që t’i nxis edhe njëherë të gjitha palët që t’i intensifikojnë përshtypjet e tyre në mënyrë që ta arrijnë një zgjidhje ligjërisht të obligueshme dhe zbatueshme. Një zgjidhje e tillë do të bëjë mrekulli që ta stabilizojë të gjithë rajonin, si dhe ta sjellë rajonin afër me familje n evropiane. Jam në kontakt shumë të rregullt me mikun tim dhe ish-kolegun, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak. Do të doja që ta nënvizoj përkushtimin e Greqisë në operacionin e gjatë të NATO-s. Do të vazhdojmë që ta përkrahim atë që ta përmbushë mandatin e vet në një mënyrë fer dhe të paanshme.’’- ka shkruar Dendias.