Një tjetër tërmet ka rënë në Detin Egje mesditën e sotme. Tërmeti ka goditur Dodecanese, një grup ishujsh në Greqi.

Sipas mediave greke, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter. Tërmeti ka rënë në thellësi 10 kilometra, 20 km në lindje të Bodrumit të Turqisë.

Pas këtij tërmeti pati edhe dy lëkundje të tjera sizmike, 3.5 dhe 3.2 ballë.

Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Gjatë këtij muaji, ka patur disa tërmete që kanë rënë në Detin Egje.