Autoritetet shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 7 qytetarë nga 2295 testime të kryera.

Fatkeqësisht pas 5 ditësh regjistrohet një viktimë nga Malisheva.

Mësohet se 147 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19 kurse numri i rasteve aktive është 1511.

NJOFTIMI I IKSHPK: 

04 Qershor 2021:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.915 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës.

Nga 2.295 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 147 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.711.

Në total numri i rasteve aktive është 1.511.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!