14 persona janë vrarë që nga prilli i këtij viti nga një elefant në provincat Jharkhand dhe Bihar të Indisë.
Viktima e fundit e elefantit ishte 25-vjeçari Raju Pahariya, i cili gjatë kthimit në shtëpinë e tij nga një market, kishte zgjedhur rrugën e shkurtër nga pylli, por që rezultoi fatale për të.
Gjatë muajve të fundit elefanti po i mbyt njerëzit, por njësitë pyjore nuk kanë marrë asnjë masë konkrete për kapjen e tij, thonë banorët e fshatit. Gruaja e viktimës së fundit thotë se fshatarët jetojnë me frikën e humbjes së jetës dhe të shkatërrimit të shtëpive të tyre.
Një zyrtar për mbrojtjen e pyjeve njoftoi se pritet të vijnë 5 trajnues dhe një gjuetar që të zbusin elefantin, teksa janë marrë të gjitha masat për kapjen e tij. Një zyrtar tha se nëse nuk do të arrijnë ta kapin elefantin përkundër masave të marra, do të kërkojnë leje për vrasjen e kafshës.





