Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare këngëtari me famë botërore Glen Campbell.
Lajmi është konfirmuar nga familja e tij. Glen Campbell u nda nga jeta pas një beteje të gjatë dhe të guximshme me sëmundjen Alzheimer.
Campbell ka publikuar 70 albume dhe ka shitur rreth 45 milionë kopje. Ai cilësohet nga artistët e tjerë për talentin e tij të jashtëzakonshëm.





