Temperaturat e larta në disa qytete të Shqipërisë janë bërë shkak për rënien e zjarrve, por në qytetin e Durrësit situata paraqitet e qetë.
20 raste zjarresh janë konstatuar në Durrës gjatë muajit korrik. Mesazhi i përgjegjësit të shërbimit zjarrfikës të Durrësit, Fatmir Tare, shprehet se zjarret kanë qenë aksidentale dhe mund të kenë ardhur si pasojë e hedhjes së cigareve të ndezura.
Në kuadër të parandalimit të zjarreve vendosur në dispozicion mjetet zjarrfikëse në Gjirin e Lalzit, në Plepa dhe në bashkinë e Durrësit.
Ndiqni për më shumë intervistën e mëposhtme me përgjegjësin e shërbimit zjarrfikës të Durrësit.