Pavarësisht se sot i ka kaluar të 90-at, mbretëreshën Elisabet e shohim gjithnjë të kuruar në detaj e të veshuar me stil.

Së fundmi është zbuluar një foto e saj në moshë të re, ku Mbretëresha e Anglisë shfaqet e ulur në sediljen e një avioni teksa lexon gazetën, dhe i shihen këmbët e saj plot finesë. Ajo ka veshur një fustan shumë vajzëror, dhe ka vendosur perlat që nuk i heq kurrë nga qafa.

Ajo ka qenë besnike e të njëjtit stil pothuajse përgjatë gjithë jetës, me një ndryshim të vetëm… tani sigurisht që nuk vesh më funde të shkurtra.