Angelina Jolie përveçse si aktore, maksimumi mund ta imagjinojmë si agjente, mjeke, apo punonjëse sociale, por nëse nuk do të ishte bërë aktore ajo do të kishte zgjedhur një profesion shumë të çuditshëm… drejtuese funeralesh.
“Do doja të isha drejtuese funeralesh”, -ka deklaruar ajo. Si për ta sqaruar këtë dëshirë të sajën, Jolie ka dhënë këtë shpjegim”Tingëllon shumë e ҫuditshme, e errët dhe ekcentrike, por në fakt kjo vjen si burim i një dhimbje të madhe. Kur gjyshi im ndërroi jetë, unë mbeta tejet e pakënaqur nga funerali. Vdekja e dikujt, mënyra se si familja e përjeton dhe domethënia e vdekjes në vetvete duhet të adresohet në një tjetër mënyrë”.





