Gushti, muaji i pushimeve, ka hyrë me temperatura ekstreme të nxehti, dhe shumica e shqiptarëve i janë drejtuar plazheve të vendit. Në kushte të tilla të motit, janë të vegjlit ata që duan një kujdes edhe më të madh për të shmangur djegien e lëkurës nga dielli.
Xhiliola Doci, mjekja dermatologe në Durrës, u bën apel nënave por edhe të gjithë pushuesve që të përdorin padiskutim kremra mbrojtës me filtra maksimalë, por edhe një sërë elementësh të tjerë, para se të shkojnë në plazh.
Ekspozimi në diell duhet bërë gjithmonë me orare të kufizuara, pasi rrezatimi diellor në oraret e drekës është i dëmshëm dhe rrezikon seriozisht shëndetin e pacientëve.
“Përdorni kremra me filtër mbrojtës maksimal ndaj diellit, kapele me strehë të gjerë, syze dielli dhe rroba të përshtatshme të cilat i mbrojnë nga rrezatimi diellor. Kujdes të madh duhet të tregohet për fëmijët të cilët nga djersitja e tepërt, kanë dëmtime në lëkurë”, apelon mjekja.
Prindërit të veshin me veshje pambuku fëmijët dhe të bëjnë të mundur në mënyrë të vazhdueshme t’u ulin temperaturën e trupit nëpërmjet banjave të ujit”, pohon mjekja.
Ndjekim apelin:
K.H.